E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Berisha përgjegjës për maskaradën e KQZ dhe KRrTRSH

Në një konferencë për shtyp nga foltorja e selisë rozë, kryesocialisti kërkoi edhe njëherë të bëhet transparenca e zgjedhjeve të 28 qershorit në Tiranë, Shkodër e Berat.

Rama gjithashtu akuzoi vendimet e ditës së djeshme nga KRrTRSH-ja, siç ishte edhe vendimi për ndërtimin e një Parku Energjitik në Durrës.

“Shqipëria s’mund të jetë as vendi ku rezultatin e zgjedhjeve e imponon kryeministri dhe as vendi ku kryeministri imponon zgjedhje të rënda, në dëm të zhvillimit të qëndrueshëm të vendit, sic është ky i ashtuquajtur Park Energjitik në Durrës apo sic janë seria e fabrikave të cimentos që do të nxijnë jetën e qytetarëve të Lezhës e të Shkodrës, duke i dhënë fund cdo ëndrre për turizëm të standarteve të shekullit të ri në ato territore ku, paralelisht me industritë e papranueshme për Europën e Bashkuar, po nxiten edhe të ashtuquajtura studime urbanistike pa asnjë lloj vizioni e kriteri tjetër vec përfitimit të menjëhershëm në dëm të të ardhmes”, u shpreh Rama.

Më tej në fjalën e tij ai u shpreh se koalicioni mes PD-së dhe LSI-së është ndërtuar mbi bazë përfitimesh familjare e klanore.

“Koha është e maskarenjve, por Shqipëria nuk është e kryeministrit Berisha dhe as e e ndërmarrjeve familjare të një koalicioni famëkeq”, përfundoi fjalën e tij Rama.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›