PDI, Muhedini: Trysnia e PS-së grabiti mandatin e Fierit
Kryetari i PDI-së, Tahir Muhedini, tha sot gjatë një konference për shtyp në Hotel "Tirana International", se "denoncojmë mandatin e grabitur të PDI-së në Qarkun e Fierit, mandat i cili që në fillim i takoi kandidatit të komunitetit çam në Fier, Nimet Musai, por, pas trynisë së padrejtë të qarqeve të Partisë Socialiste, ky mandat u sakrifikua qëllimisht".
Muhedini vlerësoi se "hyrja e Partisë për Drejtësi dhe Integrim për herë të parë në Parlamentin shqiptar është një moment shumë i rëndësishëm për komunitetin çam, pasi ne do të luftojmë për çështjen madhore të të drejtave të njeriut, sipas parimeve të demokracisë dhe integritetit europian”.
Sipas tij, "PDI angazhohet që me të gjitha mjetet ligjore të mbrojë votën e lirë të popullit të shprehur me qytetari të rrallë dhe fitimin e mandatit të dytë në qarkun e Fierit”.
Në zgjedhjet parlamentare të 28 Qershorit PDI ishte pjesë e koalicionit të djathtë “Aleanca për Ndryshim” si rezultat i një marrëveshjeje paraelektorale me Partinë Demokratike.