E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA për Kosovën: Do ketë njohje të tjera

Shtetet e Bashkuara të Amerikës menjëherë kanë përshëndetur njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të shtetit, Sean McCormack, tha se "rritja e numrit të vendeve, që e kanë njohur Kosovën është vërtetim i përparimit të saj në vendosjen e shoqërisë stabile, multietnike dhe demokartike, që synon ndërtimin e raporteve normale politike dhe ekonomike me fqinjët e saj dhe në përgjithësi me bashkësinë ndërkombëtare".

Sipas tij, gjatë muajve të ardhshëm do të ketë edhe njohje tjera të pavarësisë së Kosovës. (INA)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›