E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia, si kryesuese ndaj Hungarise

Trajneri i kombetares sone e ka bere te qarte synimin para perballjes se dites se sotme: "Shqiperia do te luaje per pike ndaj Hungarise." Fitorja konsiderohet e veshtire, ndersa barazimi do te ishte rezultat i drejte dhe me i mundshem per t'u arritur nga kuqezinjte. Ari Han do t'i luaje te gjitha, kartat per te shmangur me te padeshirueshmen, humbjen me Hungarine. Ne kete menyre ai do t'i sherbeje objektivit final: "Shqiperia ishte e renditur pas Hungarise, gjate hedhjes se shortit. Kur mora ne dore drejtimin e kombetares se Shqiperise percaktova si objektiv, qe te leme pas Hungarine." Nese kuqezinjte do te dalin fitimtare nga stadiumi legjendar i Budapestit, "Farenc Pushkash", atehere mundesia per te prekur finalet e nje boterori duhet konsideruar nje gje e prekshme. Kuqezinjte, njezeri, nga Budapesti kane deklaruar se edhe nje barazim do t'iu sherbeje per ta vizituar Portugaline, si nje skuader qe duhet llogaritur mire. Sot, ne mbremje, shqiptaret do te presin ndeshjen e trete te eliminatoreve te kombetares. Dje, ne stadiumin "Farenc Pushkash" te Budapestit, ne ora 19.45, (orari kur do te luhet ndeshja e sotme) kuqezinjte i mbyllen me nje seance te lehte, pergatitjet per sfiden ndaj Hungarise dhe jane gati ta sfidojne. Fundja, Shqiperia pas dy ndeshjeve eshte e para ne grup, me golavarazh me te mire se Danimarka dhe Suedia.

Nje gol ne 4 ndeshje

Shqiperia mund te permiresoje rekordin e vendosur ne kater ndeshjet e fundit. Nje sukses i padiskutueshem i trajnerit te kombetares sone , Ari Han gjate 7 muajve ne krye te kuqezinjve, ka qene menyra sesi i ka rreshtuar lojtaret ne mbrojtje. Nuk i kishte ndodhur ne tere historine e saj kombetares sone, qe ne kater ndeshje radhazi te pesonte vetem nje gol. Perballe Polonise, ne nje miqesore, para Euro 2008, ne Gjermani, kombetarja jone pesoi golin e vetem qe kur ne stol eshte ulur Ari Han. Ne tre ndeshjet e tjera, fitorja me Lihtenshjenin (2-0) dhe e fundit perballe Maltes (3-0) konsideroheshin te lehta ne leter. Por barazimi pa gola me Suedine, qe ashtu si Polonia ishte pjesemarrese ne Euro 2008, do te thote se mbrojtja jone eshte forcuar shume. Hungaria do te jete testi me i rendesishem per detyren e trajnerit holandez, Ari Han. Kjo do te jete ndeshja e dyte jashte fushes dhe e para zyrtare per te, perballe nje kundershtari, qe FIFA e ka renditur aty-aty me kombetaren tone.

Formacioni

Gjate paradites se sotme Ari Han do te publikoje formacionin e ndeshjes, i cili pritet te mos kete ndonje ndryshim. Ne porte Beqaj, ne mbrojtje Curri, Beqiri, Dallku, Vangjeli? (Bulku): ne mesfushe: Cana, Duro, Lala, Skela, Hyka: ne sulm Bogdani


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›