E Diel, 1 Nëntor 2026

Ngjarja ne Kamez Prenci padit Zv/Ministrin Peka me kercenoi

Shemsi Prençi, kreu i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, ka bërë një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës për zv/ministrin e brendshëm, Avenir Peka.

Në dalje, Prençi bëri të ditur se ky veprim i tij vjen si rrjedhojë e ngjarjeve elektorale të një dite më parë në Bathore të Kamzës, ngjarje për të cilat sipas tij, i është kërkuar nga ministri i Brendshëm në detyrë Avenir Peka, të veprojë kundra ligjit.

“Argumenti, gjoja ishte për të shtypur ca rrugaçë që mbështesnin kandidatin e partisë Socialiste. Unë nuk e di dhe nuk kam shkruar atje në Kamëz, e nuk do të shkoj për probleme të kësaj natyre. Forcat e Ndihmës së Shpejtë kanë detyra të përcaktuara në ligj. Unë nuk iu binda kërkesës së tij dhe nuk do t’u bindem urdhërave të paligjshëm”- tha Prençi.

Prençi akuzoi Pekën se për ndërhyrjen që ka kryer në Bathore, ka marrë presione të vazhdueshme të cilat janë bërë jo vetëm për ushtrimin e detyrës.

“Kërcënimet ishin të natyrave të ndryshme, jo vetëm për vendin e punës, pasi unë mësuar edhe të mos e kem atë. Fyerjet qenë shumë banale, aq sa nuk mund të përmenden përpara mediave, i kam shkruajtur me shkrim e i kam dorëzuar në prokurori”- tha më tej ai.

Duke thënë se për ngjarjen ka vënë në dijeni dhe ambasadorët e huaj në vendin tonë, në mbyllje, Prençi i bëri thirrje dhe kryeministrit Berisha.

“Do t’i kërkoja zotit Kryeministër tek i cili kam shumë besim, që standartet që ai mundohet të ndërtojë në Shqipëri, me aq mund e djersë të mos lejohen t’i shkelin e t’i nëpërkëmbin njerëz si Avenir Peka, i cili është i prekur nga problemet personale”- përfundoi Prençi.

Një ditë më parë, në Bathore të Kamzës, simpatizantë të forcave politike u konfrontuan mes tyre, ndërsa për disa minuta u bllokua rruga dhe lëvizja e lirë e automjeteve.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›