E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA për rivendosjen e lidhjeve ushtarake me Kinën

Shtetet e Bashkuara i kanë bërë apel Kinës që të rivendosin lidhjet ushtarake, pavarësisht mosmarrëveshjes rreth shitjes së armëve Tajvanit nga ana e Amerikës.

Duke folur për gazetarët në një konferencë të sigurisë në Singapore, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Robert Gates tha se vendimi i Kinës për të ndërprerë kontaktet ushtarake në fillim të vitit mund të nënvlerësojë stabilitetin rajonal.

Zoti Gates tha se është e qartë se ndërprerja e marrëdhënieve ushtarake të Amerikës me Kinën nuk do të ndryshojë politikën e Uashingtonit ndaj Tajvanit.

Pekini ndërpreu marrëdhëniet ushtarake pasi administrata e presidentit Obama njoftoi Kongresin amerikan në janar për planet për ti shitur Tajvanit rreth 6.4 miliard dollarë armatime.

Kina gjithashtu refuzoi një vizitë të propozuar nga zoti Gates gjatë udhëtimit të tij në Azi. Zoti Gates tha se shitja e armëve nuk përbën kërcenim pasi Washingtoni nuk mbështet pavarësinë e Tajvanit.

Siç dihet, qeveria ne Pekin është mjaft e ndjeshme kur bëhet fjalë për Tajvanin, ishull ky të cilin ende e konsideron si territor të vetin.

Tajvani është një ishull i vetadministruar, që nga përfundimi i luftës qytetare në vitin 1949, kur forcat komuniste mposhtën forcat nacionaliste, të cilat u arratisen në Tajvan.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›