E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA perfshihet nga stuhite e bores. Trafiku ne kaos

  Një stuhi e madhe dëbore ka paralizuar trafikun rrugor, hekurudhor dhe atë ajror në bregdetin verior të SHBA-së. Stuhia kanë përfshirë veriun dhe bregun lindor. Gjatë orëve të pasdites asnjë avion nuk u nis nga tre aeroportet kryesore në New York - JFK, LaGuardia e Newark Liberty.

Fluturime të shumta u anulluan dhe në Washington, Baltimore e Chicago. Në tre aeroportet e Nju Jorkut u anulluan gjithë gjithë 1500 fluturime, po ashtu edhe në Boston. Mijëra pasagjerë mbetën të bllokuar në aeroporte.

Komunikacioni hekurudhor mes të dy qyteteve u paralizua thuajse plotësisht. Mesatarisht ranë më shumë se 30 cm dëborë, e pritet që gjatë ditës së sotme të arrijnë në 50 cm. Maryland, New Jersey, North Carolina dhe Virginia shpallën gjendjen e jashtëzakonshme. Për shtetet e Georgia e Katrolinës së Jugut bora shtroi këtë fundvit pas më tepër se një shekull.

Rreshjet e borës janë shoqëruar edhe me stuhi ku era ka arritur shpejtësinë maksimale prej 90 km në orë. Meteorologët thonë se stuhia me erë do të zhvendoset në brigjet e Atlantikut kanadez dhe do të arrijë deri në 150 km në orë.  

Delina Bitraku  
Azhornuar së fundi ( e hënë , 27 dhjetor 2010 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›