E Diel, 1 Nëntor 2026

Demi: Nisma per SHKB-ne, ne mbeshtetje te policise

Kuvendi pritet te miratoje sot projektvendimin per Sherbimin e Kontrollit te Brendshem, i cili eshte kontestuar ashper nga partite opozitare. Ne nje interviste per "Koha Jone", kryetari i komisionit te Sigurise, Leonard Demi shpjegon arsyet pse kjo nisme eshte kundershtuar dhe pse eshte pare si i domosdoshem, hartimi i saj.

Ne Kuvend sot pritet te votohet projektligji per "Sherbimin e Kontrollit te Brendshem". Si kryetar i Komisionit per Sigurine Kombetare donim te na shpjegoni arsyet e kesaj nisme?

Arsyet gjenden te perpjekjet per te rritur me tej efikasitetin e veprimtarise se Policise se Shtetit, duke respektuar ligjet e vendit, si dhe pastertine morale e ketij institucioni. Keto jane qellimet kryesore te ketij dokumenti. Sot, pas miratimit te ligjit te ri "Per Policine e Shtetit" vendi perballet me sfida te reja, si: anetaresimi i plote ne NATO dhe zbatimi i detyrimeve qe rrjedhin nga nenshkrimi i Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit. Ne keto kushte, Policia e Shtetit, si nje strukture e pavarur dhe e mbeshtetur ne profesionalizem, ka pergjegjesi shume te medha ne lidhje me kompetencat dhe autoritetin e vet. Policia e Shtetit mban pergjegjesi kundrejt vetvetes dhe qeverise, por, ne radhe te pare, mban pergjegjesi kundrejt qytetareve te cileve u sherben. Keto pergjegjesi bejne te domosdoshem kontrollin e Policise se Shtetit, ne menyre qe kompetencat dhe autoriteti i ketij institucioni te zbatohen sipas ligjit. Sic thashe edhe me lart, keto jane arsyet qe kerkuan hartimin e ketij projektligji te ri, i cili mbeshtetet ne kuadrin tone ligjor dhe nuk bie kurrsesi ne kundershtim me te.

Ky projekt synon, gjithashtu, rritjen e metejshme te efikasitetit, pavaresise dhe forcimit te kapaciteteve te ketij sherbimi per te luftuar korrupsionin ne radhet e Policise se Shtetit.

Lufta kunder korrupsionit brenda Policise se Shtetit rrit dhe forcon besimin e qytetareve shqiptare ndaj Policise se Shtetit. Nese nuk luftojme korrupsionin ne radhet e Policise se Shtetit dhe nese nuk largohen nga radhet e veta ata punonjes qe kryejne vepra penale, qytetaret shqiptare dhe me gjere nuk do te kene besim jo vetem te Policia e Shtetit, por as tek qeveria dhe shteti i tyre. Ky projektligj ofron, gjithashtu, mjetet per teknikat moderne te hetimit ne luften kunder veprimtarise kriminale dhe korrupsionit ne Policine e Shtetit.

Individe te ndryshem pretendojne se ky sherbim eshte nje sherbim informativ qe vepron ne Ministrine e Brendshme. A eshte sherbimi i Kontrollit te Brendshem sherbim informativ?

Sherbimi i Kontrollit te Brendshem nuk eshte sherbim informativ. Ai heton vepra penale dhe kryen inspektime. Sherbimi i Kontrollit te Brendshem (SHKB) vepron vetem ne Policine e Shtetit. Ky projektligj e perballe ate me nje sfide te rendesishme: Policia e Shtetit te jape llogari kur shkel ligjin.

Cili ka qene qendrimi i opozites ne lidhje me kete nisme?

Perfaqesuesit e opozites ne Komision e kane kundershtuar ligjin ne tre drejtime kryesore: se pari, se ky projekt shkel te drejtat e njeriut; se dyti, heq apo zvogelon autonomine e Policise se Shtetit dhe e ve ate nen pushtetin e Ministrise se Brendshme, se treti, rrit kompetencat e SHKB-se.

Si i trajton ky projekt te drejtat e njeriut?

Ky projektligj respekton te drejtave te njeriut ne perputhje me Kushtetuten dhe ligjet e tjera te vendit. Po keshtu, projekti respekton standardet e Bashkimit Evropian per te drejtat e njeriut, si dhe ato te Shteteve te Bashkuara te Amerikes. Mbrojtja e te drejtave te njeriut jo vetem qe pershkon te gjithe projektin, por disa nene jane formuluar enkas per to, sic jane: Neni 5 dhe Neni 6. Keto nene sanksionojne respektimin e te drejtave te njeriut dhe zbatimin e etikes se policise dhe rregullat e etikes se administrates publike.

A ndikon ky projekt ne autonomine e Policise se Shtetit dhe a e ve ai kete strukture nen pushtetin e Ministrise se Brendshme?

Ky ligj nuk i jep SHKB-se autoritet te vere nen kontroll Policine e Shtetit. Ne fakt, ky projekt autorizon SHKB-ne te hetoje shkeljet, veprimtarite korruptive apo kriminale te punonjesve te Policise se Shtetit dhe t'ua dergoje te dhenat Prokurorise se Pergjithshme dhe/ose Ministrit te Brendshem dhe drejtuesve te Policise se Shtetit. Gjithashtu, SHKB ka te drejte te beje inspektime per te siguruar se Policia e Shtetit po zbaton misionin e vet. Kesisoj, per te permbushur pergjegjesite e veta, kesaj strukture i nevojitet te beje hetime, te mbledhe informacion dhe prova per shkeljet apo veprimtarine korruptive dhe kriminale te ndonje pjesetari te Policise se Shtetit. Pra, qellimi i ketij ligji te ri eshte i njejte me ate te ligjit paraardhes: SHKB te jete nje autoritet ekuilibrues ndaj kompetencave dhe autoritetit qe ka Policia e Shtetit.

Akuzat per shkelje apo sjellje te pambeshtetura ne ligj, qe mund te kryhen nga punonjes te SHKB-se, i paraqiten per hetim Prokurorise se Pergjithshme, e cila eshte nje institucion i pavarur. Askush nuk eshte mbi ligjin. Gjithkush qe punon ne administrate publike i jep llogari institucionit per te cilin punon, qeverise, si dhe qytetareve te cileve u sherben.

A i rrit kompetencat e SHKB-se ky projektligj?

Ky projektligj jo vetem nuk qe nuk i rrit, por zvogelon pushtetin e SHKB-se. SHKB-ja behet nje strukture hetimi dhe inspektimi. Projektligji i ri e trajton kete ne menyre specifike ne pese menyra dhe ketu nuk ka vend per hamendesime ne lidhje me rritje te kompetencave te ketij institucioni. Se pari, ceshtjet penale shqyrtohen nga Prokuroria e Pergjithshme. Ajo percakton nese ato jane te mbeshtetura ne ligj dhe nese do te procedohet apo jo me ndjekjen penale te ceshtjes. Se dyti, cdo ceshtje qe nuk ngrihet ne nivelin e nje vepre penale i kthehet Policise se Shtetit ne menyre qe ajo te kryeje verifikimet e nevojshme dhe te marre vendimin perfundimtar per mase disiplinore te brendshme. Nga ana tjeter, kallezimet per shkeljet penale te kryera nga nje punonjes i SHKB-se hetohen nga Prokuroria e Pergjithshme. Po keshtu rezultatet e inspektimeve i kalohen Ministrit te Brendshem dhe Drejtorit te Pergjithshem te Policise se Shtetit per vendim perfundimtar. Nga ana tjeter mbikeqyrja e SHKB-se kryhet nga Ministri i Brendshem, i cili ka ne perdorim struktura te brendshme per inspektimin dhe auditimin; nga Prokuroria e Pergjithshme; Kontrolli i Larte i Shtetit; Komisionet Parlamentare, si dhe nga Avokati i Popullit.

Si e vleresojne kete projektligj misionet e huaja qe asistojne Policine e Shtetit dhe Ministrine e Brendshme?

Misioni i Shteteve te Bashkuara ICITAP, ne nje dokument qe paraqiti ne Komision, ben te ditur se nuk do te mbeshteste kete ligj nese do te verente se ndonje nen apo paragraf i tij do te pengonte apo, ne ndonje menyre, do te cenonte Ligjin per Policine e Shtetit. Nuk do ta mbeshteste kete ligj nese ai do te cenonte pavaresine e Policise se Shtetit apo do t'i jepte SHKB-se autoritet per te vene nen kontroll Policine e Shtetit. Ky mision nuk do ta mbeshteste kete ligj nese ai do te ndihmonte ne krijimin e nje agjencie tjeter "informative". Misioni policor i Bashkimit Evropian, PAMECA 3, ndan te njejten pikepamje me ICITAP se ky ligj ploteson Ligjin per Policine e Shtetit dhe forcon pavaresine operacionale te policise nepermjet nje llogaridhenie me te madhe per publikun. Prezenca e OSBE-se ne Tirane komenton se duhet theksuar qe ky projekt eshte i rendesishem pasi qarteson procesin e hetimit dhe marrjes se vendimeve mbi shkeljet policore. Me pare puna nuk ishte e ndare sakte. Ky projektligj ben shume me te qarte rolin e Prokurorise: mbikeqyrje, vendimmarrje per ceshtjet penale; qarteson rolin e SHKB-se: hetime penale dhe inspektime te pergjithshme; si dhe pergjegjesine e Policise se Shtetit: verifikim i ceshtjeve disiplinore jopenale. Kjo qartesi dhe thjeshtesi ndihmon per te parandaluar praktikat abuzive.

Bisedoi: Fatjona Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›