Rama: Tirana e paster, merite e punes se Bashkise
Vetem dy dite pas deklarates se Ministrit te Mjedisit, Lufter Xhuvelit se ajri i Shqiperise nuk eshte i ndotur por eshte ne nivelet e Bashkimit Evropian, kryebashkiaku i Tiranes, Edi Rama, ia atribuuar meritat qeverisjes vendore te majte. Rama, shfrytezoi dje shifrat mjedisore per te reklamuar punen 8 vjecare te Bashkise se Tiranes. "Qeveria u detyrua me ne fund te pranonte permiresimin e ndjeshem te pastertise dhe cilesise se ajrit ne Tirane. Ky rezultat i dukshem dhe i prekshem per te gjithe qytetaret lidhet me efektet e punes kolosale te Bashkise se Tiranes qysh nga viti 2000 me rritjen e hapesirave te gjelberta si dhe me asfaltimin e rrugeve". Kryebashkiaku renditi nje sere faktoresh per permiresimin e cilesise se ajrit ne Tirane, qytet qe ishte klasifikuar si nje nga me te ndoturit ne Evrope. Shtimi i hapesirave te gjelberta, asfaltimi i rrugeve si dhe mbjellja e pemeve ne blloqet e banimeve jane nder faktoret kryesore qe kane ndikuar ne kete permiresim. Rama theksoi se deri me tani jane shtuar 450 mije meter katror siperfaqe te gjelbera, jane mbjelle 19 mije peme si dhe jane rikonstruktuar 137 km rruge. Kryebashkiaku Rama u shpreh se premtimin e bere se Tirana ne vitin 2011 do te jete qyteti me i paster ne vend, Bashkia e Tiranes do ta permbushe me perpara afatit. Sipas tij, ne kete fund viti do te mbillen 6 mije peme te reja si dhe do te futen 120 makineri te reja per pastrimin e qytetit. Gjithashtu, eshte parashikuar qe te rritet fondi per pastrimin dhe numri i punetoreve.