E Shtunë, 31 Tetor 2026

Diplomacia Parlamentare

Ka dhe diplomaci parlamentare. Disi me pak e njohur por qe po del gjithnje e me shume ne pah. Disa eksperte ia atribuojne kete term Ish-Sekretarit Amerikan te Shtetit Dean Rusk ne vitin 1955. Ideja e diplomacise parlamentare eshte qe tashme diplomacia nuk eshte me vetem "prone" e pushtetit ekzekutiv, por edhe e Parlamenteve, natyrisht duke iu permbajtur disa kushteve, kritereve dhe kerkesave rigorozisht te percaktuara. Ja disa prej faktoreve me kryesore qe kane ndikuar ne zhvillimin e diplomacise parlamentare: intensifikimi i bashkepunimit parlamentar, duke rrokur edhe aspektet e shumta e te pashmangshme te politikes se jashtme; krahas te tjerash, zgjerimi i vete games dhe tematikes se politikes se jashtme ka rritur ndergjegjesimin e elektoratit, i cili kerkon me te drejte me shume perfshirje dhe pergjegjesi nga ana e deputeteve dhe parlamenteve edhe ne kete fushe; - rritja e rolit te diplomacise ekonomike dhe dimensionet e tjera te saj, pasi parlamentet kane forcen e "kuletes" d.m.th., miratojne buxhetet per politiken e jashtme - shtrirja e veprimtarise parlamentare edhe ne vende e rajone ku diplomacia zyrtare e ka te veshtire ose te kufizuar rolin apo nderhyrjet e saj - rritja e aspektit te diplomacise se influences, ku parlamentet kane mjaft ndikim pasi konsiderohen edhe si tribuna morale, ku kalojne rezoluta te shumta etj. Mjaft te kujtojme rendesine qe kane rezolutat e Parlamentit Evropian, Keshillit te Evropes, NATOS apo OSBE-se.

Format ne te cilat shfaqet diplomacia parlamentare jane ne radhe te pare forumet shumepaleshe parlamentare; me i lashti dhe gjitheperfshiresi eshte Unioni Nderparlamentar, i krijuar ne vitin 1889, ku vendi yne ka hyre 1 shekull me vone; Asamblete Parlamentare te OSBE-se, Keshillit te Evropes, NATOS, Organizates se Bashkepunimit te Detit te Zi, Parlamenti Evropian, etj. Per t'u ardhur ne ndihme parlamenteve te ish-vendeve komuniste, ne vitin 1990 lindi "Nisma Rose-Roth" duke i ftuar perfaqesuesit e tyre ne punimet e Asamblese Parlamentare te NATOs, apo ne seancat e perbashketa te Parlamentit Evropian me vendin tone, etj. Gjithashtu diplomacia parlamentare zhvillohet efektivisht ne forumet dypaleshe, ne kuadrin e marreveshjeve parlamentare, shkembimit te vizitave dypaleshe, takimeve te komisioneve te politikes se jashtme dhe seancave plenare e deri ne pjesemarrjen e deputeteve te ndryshem ne delegacione te nivelit te larte shteteror dhe qeveritar. Gjithashtu per spikeret e Parlamenteve organizohen forume te posacme nderparlamentare.

Krahas epersive, ekspertet vene ne dukje edhe mangesi apo probleme te mundshme te kesaj diplomacie. Keshtu, per shkak te shpeshtimit te kontakteve te diplomacise klasike apo ekzekutive, ne raste te caktuara ushtrimi jo sic duhet i diplomacise parlamentare mund ta ktheje ate ne nje dublante, apo zedhenese te rendomte te diplomacise zyrtare, duke humbur keshtu fuqine e saj terheqese. Zgjidhja e ketij problemi behet nepermjet forcimit te dialogut nderparlamentar, kur Parlamenti dhe deputetet e tij ne fakt kane nje hapesire, kufi tolerance dhe zhdervjelltesi me te madhe ne shpalosjen e ideve e mendimeve te ndryshme, qofte dhe politike se sa diplomacia zyrtare; kjo e fundit sic dihet perfaqeson shtetin dhe jo grupime apo parti politike te caktuara, ndaj ne kuptimin pozitiv te fjales, duhet te jete me e matur, me e kujdesshme dhe me konseguente ne qendrimet e saj.

Gjithashtu tregohet kujdes turet dhe vizitat parlamentare te mos kthehen sic pohon nje ekspert i huaj, ne "turizem politik".

Ekziston gjithashtu mundesia qe diplomacia parlamentare te jete sporadike dhe jo sistematike. Kjo pasi megjithe rritjen e rolit te saj, diplomacia nuk eshte ne krye te axhendes se parlamenteve; nderkohe, per shkak te dinamikes se pazakonte te marredhenieve nderkombetare keto te fundit kerkojne ndjekje te perditshme nga struktura te specializuara, sic jane ato te diplomacise zyrtare.

Jo vetem si organ kushtetues perfaqesues i shtetit, por edhe sepse diplomacia eshte nje proces i gjate, i nderthurur me shume aktore dhe faktore, te sotem e te neserm, interesa nga me te ndryshmet, tradita dhe e kaluara, vazhdimesia, etj., ndaj realizimi i saj eshte nje proces i gjate e i bashkerenduar i strukturave diplomatike ne gjithe boten, te cilat kane tagrin, mjetet, pervojen por dhe besueshmerine per nje gje te tille. Se fundi, kjo deshmon per autoritetin dhe seriozitetin e nje shteti, ku secili ka te percaktuara qarte detyrat dhe mandatin e tij, sidomos ne nje fushe te tille delikate dhe te ndjeshme si diplomacia

Ndaj, ne praktiken nderkombetare, raporti ndermjet diplomacise parlamentare me ate ekzekutive dhe llojeve te tjera eshte nje aspekt i rendesishem ne perpunim e siper e me shume ide dhe mendime nga me te ndryshmet. Gjithsesi, receta te gatshme nuk ka, ashtu sikurse kerkohet ruajtja e disa raporteve te caktuara, sipas kushteve dhe kerkesave konkrete te nje vendi. Praktika me optimale ne kete drejtim eshte ajo qe e sheh diplomacine parlamentare si konfirmuese, plotesuese dhe perforcuese te diplomacise zyrtare, sidomos ne momente dhe fusha te caktuara historike, sic jane integrimi Euro- Atlantik, etj.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›