E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kontrolli i rrugoreve, zbulon arsenalin e fishekeve

BERAT - Nje kontroll i rastesishem i policise rrugore ka zbuluar nje arsenal fishekesh ne nje fshat te rrethit te Beratit. Pak me vone policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit, Erjon Hoxha 29 vjec, qe po i transportonte. Ne fillim policia ka bllokuar 32 fisheke, por sasia tjeter me e madhe i eshte bllokuar gjate nje kontrolli ne banese. Burime te komisariatit te policise Berat bejne me dije se mesditen e sotme eshte bere arrestimi i 29- vjecari Erjon Hoxha, lindur dhe banues ne fshatin Drenovic te ketij rrethi. Sipas te njejtave burime Hoxha eshte arrestuar pasi gjate nje kontrolli te bere ne mjetin e tij i jane zbuluar 32 fishek pistolete TT. Hoxha ka qene duke udhetuar me mjetin e tij me targa EL 4279 B per ne hyrje te qytetit te Beratit. Ne aksin rrugor Ure Vajgurore Berat, ne vendin e quajtur Morave uniformat blu te qarkullimit rrugor kane ndaluar mjetin e tij, pasi kane verejtur ecjen me shpejtesi tej normave te lejuara. Ne kohen qe uniformat blu kane bere kontrollin e dokumentacionit dhe fizik te mjetit mesohet se kane gjetur ne bagazhin e makines 32 fishek pistolete. Blute e rrugores kane kerkuar menjehere ndihmen e inspektoreve te policise dhe eshte organizuar puna per ushtrimin e nje kontrolli ne mjetin e tij. Pikerishte gjate kontrollit te bere ne banesen e 29-vjecarit ne fshatin Drenovic jane zbuluar dhe bllokuar 200 fisheke kallashnikov. Menjehere mesohet se eshte bere bllokimi i sasise se fishekeve, nderkohe qe policia rreth ores 15:00 deklaroi arrestimin e Hoxhes, ndaj te cilit kane nisur hetimet per tu perballur me akuzen. E. Hazizolli


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›