SHBA pezullon ndihmat për Haitin

Ushtria amerikane tha të premten se ka ndaluar fluturimet emergjente për në Shtetet e Bashkuara për viktimat e tërmetit haitian për kujdes mjekësor, pas shqetësimeve nga Qeveria e Shtetit, se kush do të paguajë për këto trajtime mjekësore.
Zëdhënësi amerikan, i cili menaxhon Komandën e transportit ajror për urgjenca mjekësore, ushtaraku Kevin Aandahl, tha se për momentin “fluturimet janë ndaluar”.
“Duhet të këtë një destinacion që t’i sjellim ata këtu", citohet të këtë thënë Aandahl, për gazetarët.
“Nëse shteti i Floridas nuk i pranon ata dhe këtë mund ta konfirmoj, por mendoj se edhe Gjeorgjia ka bërë një deklaratë të ngjashme”, shtoi ai. “Pra në rast se ne nuk mund t’i dërgojmë ata askund për trajtim, atëherë ata do të mbesin në Haiti”.
Gazeta New York Times citon Sterling Ivej, zëdhënësin e guvernatorit të Floridas, Charlie Crist, të ketë thënë se kërkesa e guvernatorit për ndihmë federale mund të ketë shkaktuar huti. "Florida është e gatshme për të ndihmuar fqinjët tanë në Haiti, por ne kemi nevojë për një plan të veprimit dhe të rimbursimit për kujdesin që po japim", ka thënë Ivey për Times.
Më shumë se 500 viktima të tërmetit janë trajtuar në spitalet e Floridës, gjithashtu ka pasur edhe spitale te tjera qe janë përkujdesur për të plagosurit.
Në këtë tragjedi vdiqën rreth 200 000 njerëz. (Reuters)