SHBA po synon nisjen e një bashkëpunimi ushtarak edhe me Kinёn
Marrëdhënia ushtarake mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës është një nga çështjet mё tё rëndësishme nё botё sot. Përveç keqkuptimeve dhe dyshime, ajo mbetet ndër më sfidueset. Ka shumë çështje mbi të cilat, ne, nuk pajtohemi lehtë dhe nё një farё mënyre na duhet tё përballemi. Por ka edhe zona të rëndësishme ku interesat tona s’përputhen ku na duhet të punojnë së bashku për t’i zgjidhur. Pra, ne duhet tё punojmë për një marrëdhënie sa me të mirë, duke kërkuar e u bazuar nё njё besim strategjik.
Por si do ta arrijmë këtë?
Së pari, duhet tё ndërmarrim bisedime mё tё shpeshta. Dialogu është kritik. Keqkuptimet midis ushtrive tona mund të zgjidhen fare mirё, pa arritur nё konflikte. Ne nuk duhet të zbulojmë sekretet për tё arritur qëllimet tona, thjesht na duhet tё flasim haptas e tё hedhim hapin e parё.
Kjo është edhe arsyeja e ftesës sime kundrejt homologun tim të “Ushtrinë Çlirimtare të Popullit”, Gjenerali Chen Bing, në Shtetet e Bashkuara dhe kjo është edhe arsyeja pse ai ishte mikpritësi im në Kinë dy javë më parë. Ne bashkëpunuam nё fusha tё ndryshme ushtarake dhe patëm shansin tё merrnim pjesё e mbikëqyrnim disa prej trajnimeve komplekse kundër terrorizmit, si nga ana kineze ashtu edhe ajo amerikane. Diskutimet tona ishin të sinqerta dhe të hapura. Nё përgjithёsi, Chenn nuk bëri asnjë vërejtje ose kërkesё rreth shqetësimeve tё tij, lidhur me shitjen e armëve amerikane në Tajvan, dhe ne i bëmё të qartë se ushtria e Shteteve tё Bashkuara nuk do të tkurret nga përgjegjësitë e saj kundrejt aleatëve dhe partnerëve. Ai tha se synimet strategjike të P.L.A ishin tërësisht mbrojtëse; unë ju përgjigja duke nënvizuar se as aftësitë e as investimet e tyre nuk dukeshin të mbështetnin këtë argument. Këto bisedime nuk mund tё konsiderohen tё përzemërta, por të paktën tё dyja palët po përpiqeshin për tё folur e për tu kuptuar.
Së dyti, ne duhet të përqendrohemi në gjërat që kemi të përbashkëta. Ne jemi vendet detare me brigje të gjata dhe ekonomi të varur ngatregtia e papenguar. Ne përballemi me kërcënime tё ndryshme si: trafikun e drogës, piraterisë dhe lëvizjen sё armëve bërthamore. Ne gjithashtu pikësynojmë stabilitet në Gadishullin korean dhe në Pakistan. Ne e njohim mirё nevojën urgjente, për të koordinuar ndihma ndërkombëtare humanitare dhe të ndihmave në raste fatkeqësish.
Këto janë sfida, misione, trajnime , tё cilat mund ti planifikojmë, trajnojmë dhe ndoshta një ditë edhe mund ti ekzekutojë krah për krah. Shtabet tona nënshkruan disa iniciativa në këtë drejtim, duke përfshirë një angazhim të përbashkët, pra trajnime e ushtrime tё përbashkëta kundër piraterisë në Gjirin e Aden këtë vit.
Pavarësisht këtyre arritjeve, kemi akoma një rrugё shumё tё gjatё përpara.
Ne ende nuk kemi arritur tё kuptohemi e tё bime dakord me Kinën ,për të drejtat e ushtrisë amerikane , që veprojnë në Detit të Kinës Jugore. Ne ende nuk e kuptojnë plotësisht justifikimin e Kinës për njё rritje të shpejtë në shpenzimet e mbrojtjes ose modernizimin e saj për qëllime ushtarake afatgjata.
Dhe ne nuk besojmë se Kinës duhet ti lejohet ndërhyrja, për të zgjidhur mosmarrëveshjet në ujërat e kontestuar duke detyruar kombet më të vogla .
Në vend të kësaj, si Sekretare e Shtetit Hillary Rodham Clinton ka bërë të qartë se: “ne përkrahim një proces bashkëpunimi diplomatik midis palëve dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet bazohemi nё ligjin ndërkombëtar. Dhe kemi nevojë për mekanizma më të mira nё zgjidhje të tensioneve tё pashmangshme. Ajo tha se, këto pika fërkimi nuk janë të gjitha të këqija. Është mёse normale qё nё disa raste tё mos biem dakord, por e rëndësishme është ti zgjidhim ato pa dëmtuar interesat e njёri-tjetrit. Në fakt, ndonjëherë tё flasësh hapur e tё jesh i ndershëm, është pikërisht ajo që është e nevojshme për të krijuar besimin strategjik. Dhe ne kërkojmë mё shumё nga kjo “formulё”.
Marrëdhëniet tona ushtarake vetëm kohët e fundit kanё filluar tё “shkrihen” , por qeveria e Kinës ende i përdor ato si një lloj termostati për të komunikuar pakënaqësi. Strategjia e tyre është kjo: kur ato s’bien dakord me disa nga veprimet tona ,menjëherë i ndërpresin lidhjet me ne. Por nuk mund tё vazhdojmë mё kështu, ky nuk është një model qё mund tё bazohemi nё vijim.. as ne nuk mund tё lëkundemi midis angazhimit dhe mbi-reagimit. Kjo është arsyeja pse angazhimi nga ana e Presidenti Obama dhe Presidenti Hu Jintao për përmirësimin e marrëdhënieve ushtarake është kaq i rëndësishëm. Besimi i vërtetë duhet të fillojë diku. Dhe ky nuk duhet të jetë subjekt qё zhvendos “erërat politike”. Pra, gjenerali Chen dhe unë kemi marrë parasysh diskutime më të shpeshta, me më shumë trajnime e shkëmbime të personelit. Ne të dy besojmë se brezi i rinj i oficerëve ushtarakë është i gatshme për një kontakt më të ngushtë, dhe se mbi shpatullat e tyre qëndron shpresa për besim më të thellë e më kuptimplotë. Unë s’jam aspak naiv dhe kuptoj shumё mirё shqetësimet e atyre që mendojnë se bashkëpunimi do tё sjellё me shumё përfitime për Kinën sesa për Shtetet e Bashkuara. Unë thjesht nuk pajtohem me këtë mendim. Kjo marrëdhënie është shumë e rëndësishme për të menaxhuar dyshimet dhe këtë mosbesim të verbër. Ne e kemi provuar edhe mё parё ,por s’ka funksionuar .Unë nuk jam duke sugjeruar anashkalimin e çështjeve serioze, që ne të braktisim skepticizmin e shëndoshë, ose të c’përqëndrohemi nga heshtjet tona ushtarake në rajon. Por ne kemi nevojë për të mbajtur një komunikim të hapur dhe shumë punë për të përmirësuar çdo bashkëveprim. Ne mund të tërhiqemi nga kjo mundësi, ose të përpiqemi mё shumё për t’ia dalё mbanё. Ne mund të lemë mënjanë interesat vetjake dhe tё mos lejojmё dyshimin tё përcaktojnë marrëdhëniet tona .Të punojnë për më shumë transparencë e më shumë pritje pragmatike nga njëri-tjetri dhe të përqendrohemi në sfidat tona të përbashkëta. Kjo do të ishte një hap i rёndёsishёm drejt besimit strategjik.
Mike Mullen është Admiral i Marinës sё SHBA-ve, si dhe kryetari i “Shefave të Bashkuar të Shtabit”