E Diel, 1 Nëntor 2026

Hollanda dhuron 3 milion euro ndihmë për Gazën

Hagë - Hollanda do t'i japë tre milionë euro një agjencie të OKB-së dhe Gjysmëhënës së Kuqe për "blerjen e ushqimeve, të batanijeve dhe të ilaçeve" për viktimat e ofensivës izraelite në Rripin e Gazës, njoftoi sot Ministria e Zhvillimit. Sipas AFP, "Qeveria holandeze vë në dispozicion tre milionë euro për ndihmë humanitare në Gaza pas vendimit të Kombeve të Bashkuara për të rifilluar shpërndarjen e ndihmës", deklaroi ajo në një komunikatë.

Dy milionë euro do t'i akordohen Unrëa-s, agjencia e OKB-së për ndihmën për refugjatët palestinezë dhe një milion euro do t'i jepen Gjysmëhënës së Kuqe. "Paratë do të përdoren për blerjen e ushqimeve, të batanijeve dhe të ilaçeve", vazhdon i njëjti burim.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›