E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, pritet të shqyrtohet "reforma në shëndetësi"

Senati i Shteteve Të Bashkuara të Amerikës pritet të nisë shqyrtimin e platformës "Barack Obama" për aq shumë të diskutuarën, "reformë në shëndetësi". Prej disa ditësh senatorët e partisë demokratike janë duke bërë llogaritë me numrat që do të marrin pro reformës dhe kundër saj.
Demokratët i kërkojnë këto vota për t'u siguruar që nesër në mbrëmje drafti ligjor prej mbi 2000 faqesh të miratohet.
Votimi i reformës ne shëndetesi mbetet një sfide që do të vërtetojë nëse partia e presidentit Barak Obama i ka të sigurta 60 votat e duhura për të mbyllur kapitullin me shumë të debatueshëm dhe të kundërshtuar në vitin e parë të mandatit të administratës së re.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›