E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkupi pranon negociata direkte me Athinën

Maqedonia ka pranuar iniciativën e Bashkimit Evropian për të zhvilluar negociata direkte me Greqinë, për zgjidhjen e kontestit të emrit.
Kryetari i shtetit, Gjorgje Ivanov ka paralajmëruar këtë mundësi, pasi kreu shtetëror ka vlerësuar se pas qëndrimeve të Greqisë të shprehura para ndërmjetësuesit, Mattew Nimetz, gjasat janë të vogla që ky i fundit të paraqes një propozim të ri për emrin.
"Ka tashMë paralajmërime deri te BE-ja, ekzistojnë edhe iniciativa për të filluar negociata direkte, e gjithë kjo do të realizohet kur të vijë koha dhe momenti", theksoi Ivanov.
Mësohet se emrat që do të jetë objekt i negociatave mes Athinës dhe Shkupit janë: Maqedonia Veriore dhe Maqedonia e Re, kurse çështjet tjera të kontestit do të lihen për më vonë.

Negociatat pritet që do të zhvillohet direkt mes kryeministrit, Nikolla Gruevski dhe homologut të tij grek, Jorgos Papandreu pritet të fillojnë në fillim të muajit dhjetor të këtij viti.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›