E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Plani gjashtëpikësht i Moon është i ‘vdekur’

Londër (start)-kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi për Radio Kosovën, se plani 6 pikësh i Sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon është i vdekur dhe vetëm plani 4 pikësh i palës kosovare është i “gjallë”. Deklaratat e Thaçit erdhën menjëherë pas takimit me kryeministrin britanik Gordon Brawn dhe sekretarin e shtetit, David Miliband.
Kryeministri kosovar theksoi se Britania e Madhe mbështet shtrirjen e EULEX-it në tërë territorin e Kosovës dhe zbatimin e plotë të pakos së presidentit Martti Ahtisaari.

Kryeministri i Britanisë Brown ka pritur në një takim në Downing Street presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministrin Hashim Thaçi.

Zyrtarë britanikë thonë se takimi i kryeministrit britanik me udhëheqësit kosovarë është në vazhdën e mbështetjes britanike për përparimin që është arritur deri tani dhe për të çimentuar marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve, njofton BBC.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›