E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, regjim vizash për 60 zyrtarë rusë

Administrata e presidentit amerikan, Barak Obama, ka vendosur regjim të vizave për zyrtarët rusë, që kanë pasur lidhje me burgimin dhe vdekjen në burg të avokatit Sergej Magnicki.
Rreth 60 zyrtarë rusë mund të preken nga kufizimet e udhëtimit.
Magnicki vdiq në një burg të Moskës në vitin 2009, pasi ishte arrestuar në lidhje me një rast mashtrimi.
Përkrahësit thonë se shëndeti i tij është lënë qëllimisht pas dore, në përpjekje për të heshtur avokatin që kishte akuzuar disa zyrtarë rusë për keqpërdorim të taksave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›