E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, republikanët votime në Miçigen dhe Arizonë

Votuesit në Miçigen dhe Arizonë të Shteteve të Bashkuara po votojnë në garën për nominimin e kandidatit republikan për zgjedhjet presidenciale.

Gara kryesore zhvillohet ndërmjet ish guvernatorit të Masaçusetsit, Mit Romni, dhe ish senatori Rik Santorum.

Zoti Romni po përpiqet t`i shmanget disfatës eventuale në shtetin e Miçigenit, ku është rritur dhe ku babai i tij ka shërbyer si guvernator.

Por, fitorja eventuale e kandidatit Santorum në Miçigen, mund ta bëjë tejet të paqartë garën republikane për nominim të kandidatit presidencial, për t`u ballafaquar me presidentin Barak Obama, në zgjedhjet e nëntorit.

Konsiderohet se në Arizonë, favorit është Mit Romni.

Raportohet se dy kandidatët e tjerë Njut Gingriç dhe Ron Pol, nuk kanë bërë fushatë aktive në Miçigen dhe Arizona.

Për ta fituar nominimin e Partisë Republikane në Koventën Kombëtare në Tampa të Floridës, këtë verë, kandidati duhet t`i siguroj 1144 delegatë.

Deri tani Romni ka 123, Santorum 72, Gingriç 32 dhe Pol 19 delegatë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›