E Shtunë, 31 Tetor 2026

Interpol prangos 25 hakerë të Anonimus

Interpoli raporton se janë arrestuar 25 anëtarë të dyshuar të grupit ndërkombëtar të hakerëve Anonimus.

“Operacioni demaskimi” ishte ndërmarrë në disa qytete në Evropë dhe në Amerikën Latine, në bashkëpunim me policinë nga Argjentina, Kili, Kolumbia dhe Spanja.

Qindra pjesë të pajisjeve kompjuterike, telefona mobilë, kartela kreditore dhe para të gatshme, janë konfiskuar gjatë 40 kontrolleve të ushtruara në 15 qytete.

Të dyshuarit ishin të moshës 17 e 40 vjeç.

Interpoli nuk kadhënë detaje lidhur me natyrën e lidhjes së dyshuar të tyre me grupin Anonimus, që është një lëvizje e organizuar ndërkombëtare e akvitistëve të Internetit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›