SHBA, rrjeti televiziv NBC pritet të shitet
Rrjeti televiziv NBC mund të shitet. Ky do të ishte një nga lajmet më tronditëse në industrinë e televizionit në këto 68 vitet që kur është krijuar NBC. Rrjeti i famshëm në të gjithë botën mund të ketë një pronar të ri, nëse kompania aktuale franceze, Vivendi, e cila e ka nën pronësi 20 % të aksioneve, vendos t'i shesi. Pjesa tjetër e aksioneve i përket kompanisë General Electric e cila ka vështirësi të mëdha financiare. Pritet që blerësi i mundshëm i rrjetit televiziv NBC të jetë operatori më i madh televiziv kabllor amerikan, Comcast.
Akti i shitjes së NBC pritet të bëhet nga fillimi i dhjetori pasi kompania Vivendi po përpiqet të shesë aksionet e saj në bursë me një çmim të arsyeshëm. Pala kryesore e interesuar për këtë marrëveshje është kompania Comcast.
"Rrjeti NBC ka probleme shumë të mëdha këtë kohët e fundit, shumë nga programet me shikueshmëri të lartë nuk janë duke u transmetuar prej një kohë të gjatë. Për shembull spektakli i Jay Leno ka kohë që nuk është duke u transmetuar, por ka edhe emisionet të tjera të cilat janë duke pritur fondet e bordit drejtues ekonomik të NBC. Natyrisht ky fakt është një tregues krize."- tha eksperti ekonomik Riçard Morgan.
Duhet theksuar fakti se NBC është një nga 5 kanalet shtetërore në SHBA.