E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, Hillary Clinton inkurajon vendimet e Karzait

Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Hillary Clinton u shpreh shumë optimiste mbi vendimet që do të marrë presidenti Karzai dhe partia e tij, për rishikimin e rezultatit të zgjedhjeve në Afganistan. Ajo u shpreh se ishte shumë e inkurajuar nga drejtimi që kishin marrë ngjarjet në vendin islamik.
" Ne do ta lejojmë Karzain që të shpalli synimet e tij. Por jam e sigurt se ai do të jetë i arsyeshëm në zgjidhjet e tij. Sidoqoftë unë jam e sigurtë se gjërat po shkojnë në drejtimin e duhur."-pohoi Hillary Clinton.
Këto deklarata të sekretares së shtetit vijnë pas raportit të vëzhguesve ndërkombëtar të OKB-së në të cilët pohohej se me mijëra fletë votimeshj kishin qenë të pavlefshme. Gjithashtu vëzhguesit pohonin se Karzai nuk kishte arritur të fitonte 50 % të votave në shkallë popullore, për pasojë nevojitet që këto zgjedhje sipas tyre duhet të kryejnë një proçes të dytë zgjedhor i cili do të përcaktojë fituesin real të zgjedhjeve në Afganistan. Partia e presidentit Karzai e ka refuzuar faktin që tani duhet të zhvillohet një turn i dytë zgjedhor në vendin islamik. Por sipas analistëve perëndimorë edhe në rast se do të zhvillohej një turn i dytë zgjedhor sërish në krye të vendit do të ishte Hamid Karzai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›