E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA s’e përjashton sulmin kundër Iranit

Shtëpia e Bardhë nuk e përjashton asnjë opsion, pra as operacionin ushtarak, kur bëhet fjalë për programin bërthamor të Iranit, ka deklaruar zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Robert Gibbs.

Ai theksoi se refuzimi nga ana e Iranit i të gjitha përpjekjeve të presidentit amerikan, Barack Obama, për të zgjidhur grindjen me mjete diplomatike, dëshmon se programi bërthamor i Iranit nuk është paqësor, siç po tenton Teherani të bindë botën.

Presidenti i Iranit, Mahmoud Ahmadinejad, deklaroi të martën se të gjitha vendet, të cilat synojnë t’i imponojnë Iranit sanksione të reja, do të pendohen.

SHBA-ja, Rusia dhe Franca, në një letër të përbashkët kanë shprehur brengën për programin bërthamor të Iranit dhe theksuan se vendimi i Teheranit, që të intensifikojë pasurimin e uraniumit, nuk ka asnjë arsyetim.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, gjatë vizitës së saj në Arabinë Saudite ka kërkuar mbështetjen e Riadit, në përpjekjet për të siguruar pajtimin e Kinës për sanksione shtesë kundër Iranit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›