Ushtria ruse do të furnizohet me pajisje moderne
Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka kërkuar që forcat e armatosura të Rusisë të pajisen me armatim modern, gjatë takimit të qeverisë, në të cilin u diskutua për programin ushtarak të Rusisë, nga viti 2011 deri në vitin 2020.
“Armata deri në vitin 2015 duhet të ketë së paku 30 për qind armatim modern, ndërsa së paku 70 për qind deri në vitin 2020. Ne do t’i sigurojmë financat e nevojshme për të realizuar këtë qëllim”, tha Putin, duke shtuar se shpenzimet joefektive nuk do të tolerohen.
Rusia aktualisht është në negociata me Francën, për të blerë anije luftarake të tipit Mistral, në vlerë prej 400 deri 500 milionë dollarë për një anije.
“Në thelb, jemi duke folur për një kornizë kohore dhe për atë se cilat sisteme duhet të përdorim, për të forcuar armatën dhe flotën detare. Në përputhje me planin për zhvillimin e forcave të armatosura, vëmendja kryesore do t’i kushtohet arsenalit bërthamor për frenim, si dhe sistemeve të gjithësisë dhe të mbrojtjes”, nënvizoi Putin.