E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA s’kanë dashur të kapin Bin Laden

Kjo u bë e ditur nga një raport i Komisionit të Jashtëm të Senatit për marrëdhëniet ndërkombëtare, në të cilin kritikohet qëndrimi i udhëheqjes së atëhershme ushtarake në Afganistanin Lindor.

Nga hetimet e dokumenteve dhe intervistave me pjesëmarrësit del se shefi i rrjetit terrorist mund të ishte arrestuar në Tora Bora. Por meqenëse Pentagoni hoqi dorë nga ndërhyrja masive ushtarake, Bin Laden mundi të kalojë më 16 dhjetor 2001 lirisht kufirin për në Pakistan. Sipas raportit supozohet që terroristi edhe sot ndodhet i fshehur në Pakistan. (dw/start)

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›