E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA ka 5113 predha bërthamore

SHBA-ja ka publikuar për herë të parë shifra të sakta për arsenalin e vet bërthamor dhe sipas të dhënave të Pentagonit, SHBA-ja aktualisht posedon 5113 predha bërthamore të gatshme për përdorim.

Qeveria amerikane me publikimin e të dhënave, deri më tani tepër të fshehta, synon të rrisë transparencën në kuadër të konferencës së OKB-së për marrëveshjen për mospërhapjen e armëve bërthamore, bëri të ditur zëdhënësi i Pentagonit, Dave Lapan.

Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti i Mbrojtjes, arsenali bërthamor i Shteteve të Bashkuara është reduktuar për 84 % nga niveli maksimal i 31,225 kokave bërthamore sa ishte në vitin 1967 gjatë Luftës së Ftohtë dhe për 75 % nga fundi i vitit 1989 kur ra muri i Berlinit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›