E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, senatorët pro reformës shëndetësore

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama u shpreh pas një takimi me disa senatorë demokrate se ekziston një konsensus mes senatorëve për reformën në shëndetësi.
"Ekziston një konsensus dhe mirëkuptim i plotë mes senatorëve demokratë për sa i përket çështjes së reformës në shëndetësi.
Reforma shëndetësore do të reduktojë defiçitet financiare në Shtetet e Bashkuara", tha presidenti Obama për mediat amerikane pas takimit të zhvilluar me senatorët.
Reforma në shëndetësi, e cila kaloi në Kongres pas shumë polemikave dhe kundërshtimit të fortë të krahut opozitar të republikanëve, është pjesë e reformave të premtuara prej Barack Obamas gjatë fushatës elektorale.
Reforma synon një sistem shëndetësor gjithëpërfshirës për qytetarët amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›