E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuzhe trajner i Shqipërisë deri në vitin 2011



Komiteti ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar rinovimin e kontratës me trajnerin e Përfaqësueses kuqezi, Josip Kuzhe, deri në dhjetor të vitit 2011. Vendimi është marrë të martën, pas kërkesës së bërë nga ana e trajnerit.

Kontrata e Kuzhes skadonte në maj të vitit 2010, ndërsa të drejtën për të vazhduar ose jo kontratën, e ka pasur vetëm FSHF.

Pas paraqitjes së mirë në ndeshjet e fundit eliminatore të Kampionatit Botëror, FSHF ka vendosur që ta vazhdojë bashkëpunimin me kroatin edhe për një vit e gjysmë tjetër, ndërsa për trajnerin nuk do të ketë rritje page.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›