Kosovë, takime të rregullta mes EULEX-it dhe serbëve të veriut

Prej kohësh nga veriu i Kosovës vijnë lajme kontradiktore se përfaqësues ndërkombëtarë kanë arritur të merren vesh me komunat ilegale të veriut rreth qarkullimit të lirë të trupve të tyre nëpër rrugët e veriut.
Misioni për sundimin e ligjit, EULEX, ka reaguar disa herë duke hedhur poshtë lajmin kryesisht të mediave serbe, duke thënë se marrëveshje nuk ka e as që është në plan të arrihet. Siç i ka thënë “Zërit” të dielën Zyra për informim e EULEX-it, “kur është në pyetje liria e lëvizjes, EULEX nuk bën marrëveshje, pasi kjo gjë duhet të jetë e sigurt pa asnjë kushtëzim”.
Zëdhënësi i EULEX-it, Anne Blanksma, ka thënë përmes telefonit se, megjithatë në krahasim me javët e kaluara, afrimi i këtij misioni në veri është disa herë më e madhe.
“Nuk mund të flas në asketin statistikor, por kohët e fundit makinat e EULEX-it në të shumtën e rasteve kanë hyrë pa problem në të gjithë veriun e Kosovës. Janë mediat ato që më shumë raportojnë për rastet e rralla kur stafi ynë pengohet nga serbët e veriut sesa ato plot raste të tjera kur makinat tona qarkullojnë pa problem në veri”, ka thënë Blankasma.
Dy zyrtarët ndërkombëtarë, Blanksma dhe zëdhënësi i KFOR-it, Uëe Noëitzki e pranojnë që përfaqësues të misioneve të tyre takohen njëherë një herë në javë me zyrtarë serbë të komunave që kanë dalë nga zgjedhjet lokale serbe, të konsideruara si ilegale edhe nga vetë ndërkombëtarët.
Sipas zëdhënësit të EULEX-it, Blanksma, ka disa muaj që UNMIK-u organizon takime të rregullta, çdo të mërkurë, ku marrin pjesë përfaqësues të misioneve ndërkombëtare me ata që paraqiten si përfaqësues të komunave ilegale të veriut.
Të dy zëdhënësit kanë thënë se informacionet për marrëveshje si rezultat i këtyre takimeve janë dhe do të mbesin vetëm spekulime, sepse, sipas tyre, aty nuk shkohet me qëllim për të arritur marrëveshje.
Ndërkaq, njëri nga zyrtarët e shtetit serb që jeton në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç, i ka thënë “Zërit”, se megjithëse EULEX-i thotë që s`ka marrëveshje të arritur.