E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama ne kufirin ndermjet Koreve

Presidenti amerikan,  Barack Obama, ka vizituar zonën e çmilitarizuar midis  dy Koreve, në atë që u konsiderua një shenjë e qartë ndaj veriut, përballë planeve të Penianit për lëshimin e një rakete. Obama, i cili ka mbërritur në Seul në kuadrin e një samiti për sigurinë bërthamore  vëzhgoi kufirin e Koresë së Veriut, ndërsa u tha trupave amerikane se ata ishin në kufirin e lirisë. Shtetet e Bashkuara kanë shprehur shqetësimin e tyre për lëshimin e një rakete muajin e ardhshëm nga Peniani, ndërsa ky i fundit ka hedhur poshtë akuzat duke  thënë se raketa do të shërbejë për dërgimin në orbit të një sateliti. Presidenti amerikan pritet të marrë pjesë ditën e hënë  në samitin për sigurinë bërthamore në Seul. Në konferencën dy ditore do të marrin pjesë, liderë nga më shumë se 50 vende të botës. Fokusi kryesor do të jetë parandalimin e grupeve kriminale apo militantë për blerjen e armëve bërthamore.  Zyrtarisht, programi bërthamor i Penianit nuk është në axhendë, por zyrtarët amerikanë kanë bërë të qartë se Presidenti Obama do të diskutojë rreth programeve koreanoveriore dhe iraniane në takime dypalëshe me presidentët e Kinës dhe Rusisë. Vizita e Obamës në kufirin midis Koreve ishte e para nga një President Amerikan që nga koha e Bill Clinton. Ai tha se “trupat amerikane që shërbejnë në këtë vend janë duke mbrojtur lirinë e një populli mik”. Peniani ka kërcënuar se në qoftë se Koreja e Jugut diskuton programin e tij bërthamor në samitin  që pritet të mbahet ditën e hënë , do të hakmerret me masa të ashpra. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›