E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellai i Muhamed Merah ne paraburgim

Vëllai i njeriut që vrau shtatë persona në jug-perëndim të Francës po hetohet  për bashkëpunim. Lajmin e kanë bërë me dije autoritetet vendase. “Abdelkader Merah, 29 vjeç doli përpara një gjykatësi, pasi akuzohet për komplot kriminal dhe do të mbahet në paraburgim, ndërsa do të vazhdojnë hetimet” - u shprehën prokurorët.
Merah mohon akuzat, por thotë se ai ishte atje kur vëllai i tij vodhi një motoçikletë dhe e përdori atë për të kryer sulmet. Mohamed Merah  u ekzekutua nga forcat policore ditën e enjte, pas një rrethimi prej 32 orësh në banesën e tij.  

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›