Kosovë, valltarët e Ansamblit Shota përgjohen me kamera

Disa valltarë të Asamblit "Shota" në Kosovë thonë se u shokuan kur e kuptuan se salla e tyre e punës po vëzhgohej nga kamerat e fshehta. Një pjesëtar i këtij ansamblit ka pohuar se dyshimet kishin ekzistuar që prej disa kohësh, por ato u zbuluan vetëm ditët e fundit. E deri tek kjo erdhi pasi gjetën dy të tilla në kutitë e shpërndarëse të energjisë elektrike. Ata dyshojnë se kamerat kishte edhe në dhomat e tjera, përfshi edhe atë të ndërrimit të gardërobës. E që është më e keqja sipas tyre u gjet se dhoma e monitorimit ishte pikërisht zyra e drejtorit të ansamblit Dilaver Kryeziu.
Për rastin u njoftua policia, ndërsa valltarët akuzojnë drejtorin se me ketë gjest u cënua privatësia e tyre. Bile sipas burimit kjo punë acaroj edhe disa nga familjarët e pjesëtareve të Shotës të cilët erdhën te kërkojnë shpjegime. Por drejtori ka krejt tjetër version për ngjarjen në fjalë.
Dilaver Kryeziu që pranon se i montoi këto kamera filmuese thotë se punëtoret e tij e dinin për vendosjen e tyre, por ata tashmë kanë një qëllim tjetër që ky nuk do ta tregojë. Sipas tij ato u vendosën në mënyrë të rregullt dhe me fonde financiare dhe të Ministrisë së Kulturës.