SHBA, shtyhet për në shtator mbyllja e pusit të naftës
Do të vazhdojë deri në muajin shtator saga e pusit të naftës i cili ngriti në këmbë një komb të tërë pas shpërthimit të tij në Gjirin e Meksikës. Shtetet e Bashkuara e shtynë për në shtator mbylljen përfundimtare të pusit të naftës shkaktar të shtresës së naftës në Gjirin e Meksikës. Lajmi u njoftua ditën e ejnte nga zyrtari kryesor i luftës kundër katastrofës, admirali Thad Allen.
"Parashkojmë të merremi me këtë çështje rreth javës që pason Festën e Punës, që këtë vit bie më 6 shtator në Shtetet e Bashkaura", deklaroi admirali i pyetur në televizionin CNN.
Autoritetet amerikane parashikonin fillimisht ta ndërmerrnin në mes të gushtit operacionin "bottom kill", që ka të bëjë me mbylljen e pusit nga poshtë në nivelin e shtresës (4 mijë metra nën fundin e detit) falë shpimit të puseve ndihmëse.
Rrjedhja e naftës në Gjirin e Meksikës përfundoi më 15 korrik pas bllokimit në lartësinë e daljes së pusit në fundin e detit, që u pasua nga çimentimi i tij.