E Diel, 1 Nëntor 2026

Meksika sulmon SHBA-në për trafikun e armëve


Presidenti meksikan, Felipe Kalderon ka kritikuar ashpër policinë amerikane, e cila sipas zyrtarit më të lartë të Meksikës nuk po bën mjaftueshëm për ndalimin e vërshimit të armatimit amerikan në vendin e tij. Kalderon e adresoi këtë akuzë edhe ndjaj qeverisë amerikane gjithashtu. Në fjalën e tij presidenti Felipe Kalderon u shpreh se armët e prodhuara nga fabrikat amerikane furnizojën kartelet e drogës të cilat në shumë qytete të Meksikës kanë imponuar pushtetin e tyre duke sfiduar forcat policore shtetërore.
"SHBA-ja ka filluar që të shesë armatim në kuadër të forcimit të kompanive të armatimeve të cilat kanë ambicie të mëdha dhe përfitime gjithashtu të mëdha. Kjo strategji në shumë raste provokon një seri konfliktesh në vendet më të varfra ku këto armatime eksportohen. Aktualisth Afrika ndodhet në të njëjtën situatë që ndodhet edhe Meksika. Papërgjegjshmëria e këtyre kompanive të fuqishme po vazhdon që të shkaktojë probleme dhe do të sjellë edhe në të ardhmen shumë probleme për vendin tonë,"- u shpreh presidenti meksikan, Felipe Kalderon. Në muajin maj Kalderon i bëri një kërkesë kongresit amerikan që të votonte një paketë ligjore e cila të ulte numrin e armatimeve të eksportuara për në vendin e tij.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›