Shtetet kyce permbyllin fushaten per presidencialet
Ditët e fundit para zgjedhjeve presidenti amerikan Barak Obama dhe rivali i tij republikan Mitt Romney kane bere fushate ne shtete kyçe duke mbajtur aty fjalimet e tyre përfundimtare.
Romney shkoi ne Florida, me pas në Virxhinia Nju Hampsher. Ndërsa Obama u shfaq ne Ajoua, Uiskonsin dhe Ohajo, ku ne tubimet iu bashkua këngëtari Bruce Springstenn dhe reperi Jay Z.
Rezultati i zgjedhjeve do te vendoset nga shtete kyçe, ku Ohajo, shihet ne veçanti si shtet i rëndësishëm për fitoren.
Presidenti Obama e mbylli fushën ne Des Moines, ne Ajoua. Ne një tubim mbajtur ne mbrëmje, ai tha para qindra mijëra te pranishmeve se Ajoua nisi një lëvizje qe u përhap me pas ne tere vendin.
“Kur ne vendosim te bëjmë ndryshimin, kur amerikanet bashkohen, te vendosur për te sjelle ndryshimin, askush nuk mund te na ndale. Ne nuk mund te ndalemi. Dhe pas kësaj kohe qe kemi kaluar se bashku, pasi kemi luftuar se bashku ne nuk mund te ndalemi tani”, u shpreh Obama.
Obama përmendi ne fjalimin e tij disa prej shteteve kyçe, te rëndësishme për fitoren.
“Nesër nga Nju Hampsher, tek shkëmbinjtë e Kolorados, nga brigjet e Floridas, tek luginat e Ohajos deri tek fushat e Ajouas ne do te vazhdojmë ta çojnë Amerikën përpara”, deklaroi ai.
Ndërkohë Romney, përfundoi fushatën e tij ne një tubim mbrëmje vone ne nju Hampshire, ndërsa beri një njoftim surprizë se do ta zgjaste fushatën edhe ne fitoren e zgjedhjeve duke vizituar Ohajon dhe Pensilvaninë te martën.
“Unë e di qe presidenti kërkon qe ju te mendoni për çështje te ndryshme, për te vendosur se cila është gjeja kyçe ne këto zgjedhje, por unë mendoj se zgjedhjet vijnë pas kësaj pyetjeve, dëshironi 4 vite te tjera si 4 vitet qe kaluam, apo dëshironi një ndryshim te vërtetë?, presidenti Obama premtoi ndryshimin, por a nuk mund ta mbante atë. Unë premtoj ndryshim dhe unë mund t’ia arrij”.
Por, ndërsa gjithë vëmendja tani është përqendruar te çdo fjalë apo gjest i dy kundërshtarëve në garën për Shtëpinë e Bardhë, Romney i shpëton një gjysmë-gafe. “Humbja përballë Barak Obama-s është e mundshme”, ka thënë ai, - “Por, nuk ka gjasa, që presidenti të dalë fitues nga këto zgjedhje”.
Deklarata ishte përgjigje ndaj vërshëllimave të simpatizantëve, që reaguan keq kur ish-guvernatori i Massachusets-it hipotetizoi pasojat e një mandati të dytë të rivalit demokrat.
Asnjë republikan nuk fiton në Ohajo, që prej 1988-s. Amerika shfaqet, ndërkohë, gjithmonë e më shumë e ndarë në dy pjesë, situatë që sjell në kujtesë sfidën e ashpër të vitit 2000, mes George W. Bush dhe Al Gore, ku u luftua deri në votën e fundit. Krahas garës për postin e Presidentit, sot zhvillohet edhe gara për të 435 vendet e Dhomës së Përfaqësuesve dhe 33 nga 100 vendet e Senatit.
Në përgjithësi, analistët thonë se republikanët do të vazhdojnë të mbajnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve, ndërsa Partia Demokrate mund të ruajë një shumicë të vogël në Senat.