E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zola: Do të bëhem menaxher më i mirë pas këtij sezoni


Menaxheri i West Ham United, Gianfranco Zola, nuk ka dyshime se dramat e këtij sezoni do ta bëjnë atë një menaxher më të mirë.

West Ham që e filloi javën me katër pikë mbi zonën e rrezikut, ka edhe katër ndeshje të mbetura, përfshirë edhe ndeshjen e sotme në udhëtim te Liverpooli, për të qendruar në elitën e futbollit anglez.

Zola së fundi ka qenë objektiv i spekulimeve për shkarkim, por italiani është duke vazhduar në tentim për ta shpëtuar West Hamin nga rënia dhe thotë se për të ardhmen e tij do të flasë vetëm pasi sezoni të përfundojë.

"Pa dyshim do të jem menaxher më i mirë për shkak të gjithë kësaj që ndodhi. Nuk bëj shaka kur them se ky vit ia ka vlejtur sa pesë vite përvojë si trajner. Do të mësoj më së shumti nga kjo, kjo është e sigurt", ka thënë italiani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›