Feith: Viti i zgjedhjeve nuk do të ndryshojë
Prishtinë -Përfaqësuesi civil ndërkombëtar Piter Feith duket i vendosur për të mos ndryshuar vitin e mbajtjes së zgjedhjeve të përgjithshme në Kosovë. Pavarësisht përpjekjeve të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj për të tërhequr vendimin për mosmbajtjen e zgjedhjeve parlamentare këtë vit,
Feith, nuk ka lëshuar pe. Pas një takimi të përbashkët, Feith s’ka pranuar të dalë në konferencë të përbashkët me Haradinajn, ndërkohë që kreu i AAK-së, ka thënë se ia ka përsëritur qëndrimin e kësaj partie se ka qenë veprim i gabueshëm vendimi për të mbajtur zgjedhjet parlamentare në 2011-ën.