SHBA t’i fuqizojë lidhjet me Kosovën

Në Kosovë ka pasur raste kur forcat e NATO-s janë sulmuar nga struktura ilegale serbe, që me ndihmën e Beogradit ende tentojnë ta mbajnë nën kontroll veriun e Kosovës. Murphy thotë se nuk do të “shoh asnjë qeveri duke përkrahur forca ekstremiste dhe ilegale”.
“Shtetet e Bashkuar duhet të tërheqin një vijë të qartë në raport me qeverinë që përkrahin forcat ekstremiste se kjo jo vetëm që u bën dëm atyre, por në periudhë afatgjate mund të jetë e rrezikshme edhe për Shtetet e Bashkuara”, ka thënë ai për RTV21.
Murphy, që është edhe anëtar i Komitetit për Punë të Jashtme, në lidhje me zgjedhjet e fundit presidenciale dhe parlamentare në Serbi thotë: “Ne duhet të kemi një plan të qartë ndërkombëtar për një Kosovë të lirë dhe të pavarur dhe Shtetet e Bashkuara duhet t’i prijnë këtij plani. Kjo gjë është e rëndësishme për mua, por edhe për mijëra kosovarë që jetojnë këtu. Unë nuk jam në pozitë që të jap këshilla për qeveritë e huaja, por e di se Qeveria e Shteteve të Bashkuara di të vazhdojë të punojë në këtë kurs që sapo e sqarova”.