SHBA, takohen presidentët Medvedev dhe Obama
Presidenti i Rusisë, Dimitri Medvedev është takuar ditën e djeshme në Uashington me presidentin amerikan, Barak Obama. Bisedimet mes liderëve u fokusuan në rritjen e vëllimit tregtar dhe investimeve. Të mërkurën, Medvedev qëndroi në Luginën e Silikonit në Kaliforni, në kërkim të investimeve të teknologjisë së lartë. Medvedev tha se ai dëshiron të sjellë më shumë inovacione teknologjike për ta ndryshuar pozitivisht ekonominë e Rusisë që varet nga nafta. Obama dhe Medvedev në këtë takim diskutuan edhe për Iranin dhe Korenë Veriore, kontrollin e armatimit dhe trazirat në Kirgizi, për të cilat të dy vendet duan që të gjendet zgjidhje. Takimi i djeshëm Obama-Medvedev ishte i shtati që kur presidenti amerikan mori detyrën 17 muaj më parë. Presidenti rus Dimitri Medvedev dy ditë më parë zhvilloi takime me disa nga emrat më të mëdhenj të industrisë së teknologjisë së lartë, në ditën e parë të plotë të tij në Shtetet e Bashkuara. Ai më pas mbërriti në perëndimor të Kalifornisë për një vizitë që synon të forcojë marrëdhëniet bilaterale përmes shtimit të bashkëpunimit tregtar.
25 Qershor 2010