SHBA-të kundër debatit për rastin Kiçina në Kuvend

Ambasada amerikane në Kosovë e ka vlerësuar si hap mbrapa debatin në Parlament rreth çështjes gjyqësore për rastin Kiçina.
Në një deklaratë për shtyp, ambasada thekson se kjo vetëm sa konfirmon atë që kanë than shumë tjerë se politika ndikon në gjyqësi.
“Ambasada e SHBA-ve ndan shqetësimin dhe zhgënjimin e Përfaqësuesit Special të Bashkimit Evropian për faktin se Parlamenti vendosi të shkojë përpara të debatojë një çështje gjyqësore në një organ ligjvënës. Debati i së premtes vetëm se konfirmoi kritikat e disave se udhëheqësit politikë të Kosovës tentojnë të ndikojnë në procedurat e sundimit të ligjit dhe të minojnë pavarësinë e gjyqësorit. Debati i vazhduar i Parlamentit për një çështje gjyqësore tashmë të gjykuar i shërben vetëm dobësimit të mëtutjeshëm të institucioneve të Kosovës”. /Indeksonline/