Prifti: Opozita të heqë dorë nga manipulimet dhe shpifjet
Gjatë një konference për shtyp, ministri Prifti duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve lidhur me akuzat e opozitës për përfitimet abuzive të të afërmve të zyrtarëve të maxhorancës, tha se “më vjen keq që PS vazhdon me një politikë ekzagjerimesh dhe shpifjesh, pasi filluan shpifjet me mua duke sajuar lloj-lloj historish lidhur me pasurinë time, vazhduan me zonjën Vokshi dhe nuk e di me kë do vazhdojnë më tej”.
Sipas tij, nuk është meritë të manipulosh të vërtetën dhe se opozita nuk duhet të udhëhiqet nga shpifjet dhe sajimet në deklaratat e saj. Për sa i përket procesit të dhënies së koncesioneve, Prifti siguroi se asnjë nga ministrat e kabinetit qeveritar nuk ka shkelur asnjë ligj të shtetit.
"Unë nuk kam njohuri për gjithë aksionerët e të gjithë koncesioneve që janë dhënë nga kjo ministri gjatë gjithë periudhës, por ju garantoj se nuk ka pasur shkelje te ligjit nga asnjë ministër i djeshëm, apo i sotshëm në lidhje me dhënien e koncesioneve”, tha Prifti, duke shtuar njëkohësisht se nuk mund t’i kërkojë njerëzve të afërt që të mos punojnë, dhe të jetojnë me ndihmë ekonomike.
“Ky është një vend i lirë", tha Prifti dhe sipas tij, të gjithë janë të lirë për të bërë sipërmarrje të çfarëdo natyre mjafton që të respektojnë ligjet e shtetit.
“Nuk mund të kufizojmë të drejtat themelore të njerëzve, sepse dikush është kushëriri i një ministri, apo kushëriri i një deputeti në opozitë, apo maxhorancë. Në këtë luftë që bëhet mes maxhorancës dhe opozitës jemi duke kaluar në ekstrem, pasi nuk mund të goditet biznesi dhe iniciativa e lirë në këtë mënyrë”, tha Prifti.