E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA të mbështes opozitën në Siri

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 13:17

Senatorë amerikanë nga të dyja partitë politike kanë bërë thirrje për mbështetje më të madhe për opozitën siriane, në këtë periudhë të vështirë për këto forca.

Por senatorët theksuan se kjo mbështetje do të përjashtonte ndërhyrjen e drejtpërdrejtë ushtarake.

Pas sulmeve dhe fushatës të përgjakshme disa ditore nga forcat siriane të sigurimit kundër civilëve, ligjvënësit amerikanë thonë se Shtetet e Bashkuara duhet të ofrojnë mbështetje më të madhe për ata që kundërshtojnë Presidentin Bashar Al Assad.

Senatori republikan, Mark Kirk, nga Illinoi, theksoi se “SHBA-ja duhet të përdor kapitalin e vet diplomatik dhe autoritetin e Shteteve të Bashkuara, për të minuar diktaturën siriane”. Mendoj se po përjetojmë fundin e ngadaltë të diktaturës së Assadit dhe duhet të qëndrojmë përkrah popullit sirian”, theksoi ai.

Ky qëndrim u mbështet edhe senatori demokrat Richard Blumental.

"Duhet të nxisim lëvizjen demokratike në Siri, por njëkohësisht të shmangim çdo gjë që i përngjan një angazhimi pa afat. Pa diskutim, këtu nuk bëhet fjalë për trupa tokësore”, tha Blumental.

Senatori Blumental tha se shpreson që zhvillimet në Siri të përfundojnë si ato në Egjipt, ku Hosni Mubarak hoqi dorë nga pushteti pa ndërhyrje nga jashtë, dhe jo si zhvillimet aktuale në Libi, ku udhëheqësi Muammar Gaddafi ende mban pushtetin, me gjithë fushatën ajrore të udhëhequr nga NATO-ja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›