Jemen protesta deri ne ikjen e presidentit

Protestuesit në Jemen thonë se do të vazhdojnë demonstratat kundër presidentit Ali Abdullah Saleh, deri sa ky i fundit të lërë detyrën.
Pas dy muajsh protestash në kryqytetin Sanaa dhe në qytetet kryesore të vendit, protestuesit ndihen të shqetësur nëse Saleh do të largohet vërtet pas 33 vjetësh në karriken e presidentit.
Protestuesit, kryesisht të rinjtë, thonë se Saleh nuk ka përmbushur një seri premtimesh dhe mund të mos e zbatojë as planin e kalimit të pushtetit në 30 ditët e ardhshme. Opozita kryesore e ka pranuar planin e kalimit të pushtetit, edhe pse sipas tij, Saleh përfiton imunitet nga ndjekja penale.