Dhuna ne Siri aktivistet kerkojne hetime te pavarura

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë kërkuar hetim të pavarur për vrasjet e fundit në Siri, gjatë protestave antiqeveritare.
Human Rights Watch është organizata që ka ngritur më fort zërin për hetime, pasi 94 persona janë vrarë që nga e premtja. Grupi kërkoi edhe sanksione ndërkombëtare kundër atyre që urdhëruan të shtënat mbi protestuesit.
Britania e Madhe e ka rritur shkallën e alarmit për qytetarët e vet në Siri dhe ka dhënë udhëzime për një program të posaçëm që e lejon ambasadën në Siri të regjistrojë vendndodhjen e shtetasve të saj për rastet e emergjencës.