E Diel, 1 Nëntor 2026

Konvertohet në myslimane, masakrohet nga familja

Nga Express më 25 prill 2011 në ora 14:00

Masakrojnë të motrën pasi vite më parë ishte konvertuar nga besimtare e sektit kopt ( të krishterë në Egjipt ), në myslimane.

Në vitin 2005, Salua Adel, vendosi të braktisë shtëpinë dhe besimin e saj, për hir të një dashurie të lindur me një të ri mysliman në Kajro.

Por disa vite më vonë, tre vëllezërit e 28 vjeçares, arritën të lokalizojnë banesën e saj, u futen brenda e më pas e masakruan me thika, bashkë me djalin e saj 5 vjeçar, fryt i martesës së saj me të riun mysliman.

Krimi është pranuar nga vetë autorët, të cilët para gjykatës në Kajro janë shprehur se kanë vrarë motrën e tyre, për të “pastruar gjakun e familjes”.

Ndërkohë, akti në fjalë ka ndezur protesta të salafitëve (besimtarë myslimanë), të cilët janë tubuar para gjykatës duke kërkuar dënimin me vdekje për tre vëllezërit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›