E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA-të, mbështetje për luftën kundër shitjes së fëmijëve

DURRËS – SHBA-të do të ndihmojnë për të luftuar trafikimin e fëmijëve. Deklarata është bërë nga përfaqësuesi diplomatik i Uashingtonit në Tiranë, Withers gjatë një seminari të organizuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve të trafikuar në rrethin e Durrësit. Për të ndaluar trafikimin po zhvillohet një trajnim me gratë specialiste të strukturave të Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit. Zëvendësministrja e Brendshme, Iva Zajmi, nënvizoi rëndësinë e trajtimit ligjor dhe psikologjik të fëmijëve të cilët bëhen subjekt i trafikimit. Ndërsa ambasadori i SHBA-ve, Withers, tha se “qeveria amerikane do të mbështesë fuqimisht këtë proces, duke vlerësuar lart rëndësinë e punës suaj si specialistë”.

20 Mars 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›