E Diel, 1 Nëntor 2026

“SHBA-të, partnere të palëkundura të Shqipërisë”

Kryeministri Berisha vlerëson marrëdhëniet me Washingtonin

Kryeministri Sali Berisha vlerësoi dje gjatë fjalës së tij në konferencën e ambasadorëve shqiptarë në botë, bashkëpunimin e shkëlqyer të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi i ekzekutivit shqiptar, nuk anashkaloi për asnjë moment kontributin historik të SHBA-ve drejt Shqipërisë, e cila siç tha kryeministri ka ndryshuar edhe falë mbështetjes së pa kursyer të aleatit historik.
Sipas kryeministrit shqiptar, raportet e Shqipërisë me SHBA-në, do mbeten një orientim strategjik i pa cenueshëm në çdo kohë.
“Dua të theksoj se drejtimi ynë kryesor është integrimi në Bashkimin Evropian. Marrëdhëniet tona me Shtetet e Bashkuara kanë qenë, janë dhe do të mbeten një orientim strategjik i palëkundur në çdo kohë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kontributet e tyre historike në zgjidhjet e mëdha që kanë arritur shqiptarët, por përveç kësaj sot ato janë faktor kryesor i paqes dhe sigurisë në botë”, u shpreh kryeministri Berisha.
Shefi i ekzekutivit shqiptar garantoi gjithashtu se Shqipëria do vazhdojë bashkëpunimin me qeverinë amerikane dhe me të gjitha qeveritë e vendeve mike të Bashkimit Evropian.
“Ne punojmë dhe do të punojmë për intensifikimin e këtij bashkëpunimi të gjithanshëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me vendet mike në Evropë. Ne kemi mirënjohje të madhe ndaj Italisë mike, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe të gjitha vendeve. Ky vend ka ndryshuar më shumë se çdo vend tjetër, por këto ndryshime do të kishin qenë absolutisht të pamundura po të mos qe solidariteti i jashtëzakonshëm që dëshmuan ndaj shqiptarëve këto 18 vite vendet e lira të Evropës dhe botës”, deklaroi më tej kryeministri Berisha.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›