E Diel, 1 Nëntor 2026

Viti diplomatik konfirmon protagonizmin e shtetit shqiptar në Ballkan

Konferenca e përvitshme e ambasadorëve, e cila nisi punimet dje në Tiranë për t’i mbyllur sot, ka si rol sensitiv në veprimtarinë diplomatike, promovimin integrimin e Shqipërisë në strukturat evropiane. “Prioriteti i diplomacisë shqiptare duhet të jetë integrimi europian i vendit”. Kreu i shtetit, kryeministri Sali Berisha dhe kreu i diplomacisë, Ilir Meta u kanë kërkuar përfaqësuesve diplomatikë në konferencën vjetore të ambasadorëve, të punojnë intensivisht me qëllimin e vetëm, integrimin sa më të shpejtë në familjen europiane. Kryeministri Berisha u ka kërkuar ambasadorëve të punojnë shumë për të promovuar shumë dhe arritjet ekonomike dhe resurset turistike të Shqipërisë si një pikë e fortë kjo, për imazhin e një vendi që kërkon integrimin europian. Duke e parë ndër të tjera dhe si kusht për arritjen e këtij objektivi dhe dialogun dhe bashkëpunimin rajonal, krerët më të lartë të shtetit kanë apeluar dhe për forcimin e marrëdhënieve me Serbinë. Në konferencën e ambasadoreve, e cila do të mbahet për dy ditë, ministri i jashtëm ka kërkuar që shumë shpejt të shihet mundësia e rishikimit të ligjit për politikën e jashtme në kuadër kjo, të reformimit të shërbimit diplomatik. Nga ana tjetër, kryeministri Berisha ka kërkuar angazhim dinjitoz të diplomatëve shqiptarë në botë, për promovimin e progresit të Shqipërisë, realizimin e reformave të mëdha, forcimin e shtetit ligjor dhe kthimin në një vend të denjë për investimet e huaja. Dje nisi punimet dy ditore konferenca e përvitshme e ambasadorëve shqiptarë në botë. Në fokus të bashkëbisedimit të ambasadorëve, Kryetarëve të Misioneve Diplomatike të Republikës së Shqipërisë të akredituar në botë si dhe personelit drejtues të Ministrisë së Punëve të Jashtme, ishte situata politike në vend, integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe promovimi i vendit tonë në botën e gjerë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›