SHBA-të reagojnë për raportin e Marty-t
Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht raportin e zviceranit Dick Marty-t për trafik organesh ne Shqipëri dhe Kosove, ndërsa rekomandojnë qe EULEX-i te nise hetimet për ketë çështje. Qëndrimi është shprehur nga zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit, Tomas Kantrimen. "EULEX-i ka hetuar akuzat e mëparshme. Nëse ekzistojnë prova të reja në këtë raport, apo dëshmitarë të rinj, ato duhet t'i përcillen misionit evropian dhe autoriteteve kompetente për hetime," ka theksuar Kantrimen. Megjithëse pranon se nuk e ka lexuar raportin e zviceranit Marty, zyrtari amerikan thekson se për hetimin e akuzave do te nevojitet një bashkëpunim i gjithanshëm i vendeve te rajonit. Sipas Kantrimen, ShBA-te presin te dëgjojnë reagimet pozitive te qeverive ne Tirane dhe Prishtine për te bashkëpunuar ne çdo hetim eventual te ndërkombëtareve. Sipas zyrtarit amerikan, hetimi duhet te përcaktojë përgjegjësi individuale për krime individuale, sepse ne këtë rast nuk mund te ketë përgjegjësi kolektive. Ndërkohë, ne një reagim te tij, misioni i EULEX-it ne Kosovë ka kërkuar nga raportuesi i Këshillit te Evropës qe t'ia dërgojë te gjitha provat e akuzave te tij prokuroreve te BE-se ne Prishtinë. Për nisjen sa me shpejt te hetimeve, EULEX i ka dërguar një letër Marty-t, për te bashkëpunuar me drejtësinë.
Shpërndaje