E Diel, 1 Nëntor 2026

Thaçi: Raporti i Marty-t, si propagande naziste

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dënuar serish akuzat e bëra nga raportuesi i Këshillit te Evropës Dick Marty. Duke folur për britaniken "The Times", Thaçi theksoi se pretendimet se ai është drejtuesi i një rrjeti mafioz qe merret me trafik droge, armesh dhe organesh njerëzore, janë te ngjashme me propagandën naziste. "Kjo është fyerja më e rëndë që kam përjetuar si njeri, baba dhe kryeministër. Ndërkohë që bëhet fjalë për një shpifje ndaj një populli të tërë", ka deklaruar Thaçi. Kryeministri kosovar ka theksuar se akuzat e Marty-t për drejtimin e një rrjeti të krimit të organizuar, nuk do ta pengojnë atë në realizimin e objektivave për Kosovën. Ai ka paralajmëruar edhe njëherë Marty-n, të cilin e konsideron një mbështetës të ideve proserbe, që të zgjedhë avokatët e tij mbrojtës. Ndërkohë, agjencia gjermane "Deutche Wele", i ka kushtuar një shkrim analize zviceranit dhe mënyrës se si ai i përpilon raportet. Di ck Marty portretizohet si një njeri qe evidencat rrethanore i paraqet si dëshmi. "Deutche Wele" thekson gjithashtu se edhe ne te shkuarën, zvicerani ne raportet e tij ka hedhur akuza te forta për persona te caktuar, por pa paraqitur dëshmi apo prova konkrete. Gjithashtu, ne analize theksohet se shume shtete kane ngritur komisione te posaçme hetimore për te hedhur drite mbi akuzat e ngritura nga zvicerani, siç ishte edhe rasti me i fundit i fluturimeve sekrete te CIA-s.

Shpërndaje          

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›